Dyshimet për prezencen e një personi të armatosur brenda ndërtesës së Senatit kanë shkaktuar një alarm të vërtetë në Uashington.

 

Policia tha se mori një telefonatë “shqetësuese” në numrin 911 (numri i policisë) dhe i ka kërkuar publikut që të shmangë zonën.

 

Nuk ka raporte të konfirmuara për të shtëna me armë zjarri.

 

Për shkak të pushimeve verore, shumica e punëtorëve dhe senatorëve mungojnë në zyrat e tyre.

 

Pak më vonë policia mohon praninë e ndonjë atentatori në zyrat e Senatit amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *