E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Alarm në Paris, pronari i restorantit merr peng punonjësit

Një incident që dyshohet se përfshin një situatë pengmarrjeje ka ndodhur në Paris. Sipas informacioneve nga mediat franceze, një burrë që besohet të jetë pronari i restorantit është ngujuar brenda dyqanit dhe po mban peng punëtorët.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka kërkuar që askush të mos afrohet derisa të përfundojnë negociatat me burrin, i cili nuk pranon të flasë me efektivët.

Nuk dihet nëse burri është i armatosur. Restoranti në fjalë ndodhet në lagjen e 15-të të qytetit dhe më konkretisht në zonën Issy-les-Moulineaux.

Nuk bëhen të ditura motivet e autorit. Sipas mediave franceze, banorëve të zonës u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa qarkullimi është ndalur dhe policia ka rrethuar zonën. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë