Për herë të parë që kur filluan regjistrimet, në Arktik nuk ka filluar akoma të ngrijë. Ngrirja e vonuar vjetore në Detin Laptev është shkaktuar temperature e ngrohtë e ajrit në Rusinë Veriore, thonë shkencëtarët e klimës. Ata paralajmërojnë për efektet e mundshme në të gjithë rajonin polar nga kjo ngrohtësi. Temperaturat e oqeanit në zonë u rritën kohët e fundit me 5 gradë Celcius mbi mesataren.

 

“Mungesa e ngrirjes deri më tani këtë vjeshtë është e pashembullt në rajonin e Arktikut Siberian. 2020 është një vit tjetër që është në përputhje me një Arktik që ndryshon me shpejtësi. Pa një reduktim sistematik të gazrave serë, gjasat e verës sonë të parë ‘pa akull’ do të vazhdojnë të rriten nga mesi i shekullit 21”, tha Zachary Labe, një studiues në Universitetin Shtetëror të Kolorados.

 

Temperatura e ngrohtë e ajrit nuk është faktori i vetëm që ngadalëson formimin e akullit. Ndryshimi i klimës po shtyn gjithashtu më shumë rryma të buta atlantike në Arktik dhe prish shtresat e zakonshme mes ujërave të thellë të ngrohtë dhe sipërfaqes së freksët. Kjo gjithashtu e bën të vështirë formimin e akullit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *