Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se edhe pse ende nuk ka të informacione të mjaftueshme në lidhje me variantin “Omicron”, provat paraprake tregojnë se ajo mund të transmetohet më shpejtë nga një person në tjetrin.

 

Por ky paralajmërim për variantin e ri vjen në një moment kur në Evropë janë regjistruar vetëm 33 raste me “Omicron”, që dyshohet që ka prejardhjen nga Afrika e Jugut.

 

Sipas raportimeve të deritanishme nuk është regjistruar asnjë vdekje, ndërsa nuk dihet nëse ka më shumë gjasa të shkaktojë sëmundje serioze ose më i aftë për të shmangur vaksinat.

 

Një ditë më parë ministrat e Shëndetësisë të G7, mbajtën një takim urgjent përmes videokonferencës për të analizuar situatën e përhapjes së “Omicron”.

 

Por presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, deklaroi se variant i ri është shkak për shqetësim, por jo panik.

 

Ndërkohë sheshet me të mëdha në Ukrainë, Izrael edhe Irlandë u mbushën nga mijëra protestues, të cilët kundërshtojnë përdorimin e kartës së gjelbër dhe vaksinimin me detyrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *