Subscribe

Humori gjithmonë bën diferencën. Në punë, në shtëpi, në çdo fushe te jetës – te kërkosh nje arsye për te qeshur është gjithnjë e nevojshme. Ky ka qenë edhe misioni i Al Pazar çdo te shtune mbrëma ne Vizion Plus. Kurorëzimi i nje sezoni te suksesshëm, i cili ka arritur nje numër rekord shikuesish, duke e shndërruar ne Show-n me te ndjekur te se shtunës ne ekranet shqiptare ishte padyshim nje mbrëmje ndryshe nga te tjerat. Nuk munguan situatat gazmore, humori, batuta e te ftuarit VIP nga fusha e muzikës. Per autorin dhe drejtorin artistik te këtij programi Agron Llaka, sezoni ka qene i gjate e i lodhshëm, por kur merr përkrahjen e publikut gjithçka kalohet bukur. Al Pazar nisi startin e tij 4 vjet me pare ne ekranin e Vizion Plus si nje shfaqje ku takohen lajmi, politika, aktualiteti dhe karaktere të ndryshme. Al Pazar premton te tjera surpriza ne sezonin e ri te cilat do te zbuloni duke nisur nga tetori, vetëm ne Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *