E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

“Al Pazar” mbush 10 vjet/ Sot mbrëmja e fundit e spektaklit të humorit për këtë sezon

Pas rrugëtimit 10-vjeçar spektaklit i humorit “Al Pazar” mbyll sot ne mbrëmje sezonin në ekranin e televizionit Vizion Plus. Puntata e fundit rezervon plot surpriza për të gjithë publikun.

 

Agron Llakaj, artisti që e shndërroi këtë teatër në një shkollë aktrimi, ku jehon ironia therëse deri në sarkazëm, tregon kujtimet e këtij formati prej një dekade. Në spektaklin e humorit nuk do të mungojë muzika e mirë dhe të ftuarit specialë.

 

Reklamë

Nën petkun e personazheve, aktorët janë të entuziazmuar për këtë mbyllje magjike. Por, ata që e përjetojnë më shumë emocionin e skenës janë aktorët e rinj.

Një tjetër sezon plot energji, emocione dhe të qeshura do të startojë sërish në vjeshtë me role dhe pjesë mbi aktualitetin, politikën e jo vetëm. Por “Al Pazar” nuk do të mungoj as gjatë muajve të verës me përmbledhjet më të mira.

Më shumë video

Reklamë