Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 September 2026
Vizion fokus

Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para...

Netanyahu: Irani është pranë “kolapsit”, misioni është rrëzimi i...

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions në SHBA

SPAK njoftim zyrtar, thellohen hetimet ndaj Ballukut

Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin...

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari...

Në çfarë kushtesh do të mbahen zgjedhjet parlamentare në...

Shtyhet telefonata mes Merz dhe Trump, në sfond përplasja...

Greqia paralajmëron Turqinë: Jemi të përgatitur për çdo skenar!

Sulmi ndaj Iris Luarasit dhe Ilva Gjuzit, reagojnë deputetet...

Akuzohet se vrau 42-vjeçarin pas sherrit pë kalin, lihet në burg autori në Berat, pendohet pas krimit: Më falni

30 Tetor 14:26

Gjykata e Beratit ka lënë në burg Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj), 63-vjeçarin i cili akuzohet se vrau me thikë vizitorin nga Tirana.

Ngjarja ndodhi në kalanë e Beratit pas sherrit për kalin e autorit.

Autori ka shprehur pendesë dhe ka deklaruar se gjithçka ndodhi në gjaknxehtësi e sipër, pasi autori e kishte ofenduar dhe sharë nga familja.

Në sallë ai u ka kërkuar falje edhe familjarëve të viktimës.

Prokurori i çështjes, Renato Tosku, pasi ka parashtruar rrethanat e ngjarjes, ka kërkuar për Memën masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje”, parashikuar nga neni i Kodit Penal.

Pasi ka dëgjuar edhe avokatin mbrojtës të autorit të vrasjes, gjyqtari Renis Bega, e ka cilësuar “të ligjshëm” arrestimin e shtetasit Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj), 63 vjeç dhe ka caktuar për të masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ngjarja

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 28 tetorit në Kalanë e qytetit të Beratit.

Debati mes autorit të vrasjes dhe viktimës filloi pasi ky i fundit i kishte prekur kalin, të cilin autori e përdorte për të shëtitur turistët rreth kalasë, kundrejt një pagese.

Mësohet se autori i ngjarjes, 63-vjeçari Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj), pasi ka parë shtetasin Keli Hoxha që preku me dorë kalin i ka thënë që mos ta prekte më pasi kali,  sipas tij, nuk ishte mirë dhe ishte i acaruar.

Pas kësaj, autori dhe viktima kanë debatuar dhe në këto momente, autori ka nxjerrë thikën që e mbante fshehur në samarin e kalit dhe e ka goditu me thikë.

Më pas, autori ka shkuar në banesë, ka lidhur kalin në kasolle, ka marrë disa ushqime dhe u fsheh në një nga shpellat e kalasë, për t’i shpëtuar policisë.

Viktima Keli Hoxha, 42 vjeç,banues në Tiranë dhe lindur në Tropojë, nuk mundi dot t’i mbijetojë plagëve të marra dhe gjeti vdekjen sapo mbërriti në Spitalin Rajonal Berat.

Autori u kap disa orë më vonë, i fshehur në “shpellën e memecit”, pranë Kishës së Shën Mëhillit.

Autori Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj), 63 vjeç, ka kryer një vrasje në vitin 1993 në Berat, por pas ngjarjes ishte larguar në Greqi për rreth 25-vjet, ku kishte ndërruar edhe emrin.

Për këtë vrasje ai nuk ka bërë asnjë ditë burg.

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
Berat kristo mema

Nga e njëjta kategori

Sulmi ndaj Iris Luarasit dhe Ilva Gjuzit, reagojnë deputetet socialiste: Dhuna është dhunë dhe duhet trajtuar njësoj nga institucionet

më shumë...

Detaje nga sekuestrimi i drogës të ardhur nga Kanadaja, kanabisi do shitej në Kosovë dhe Shqipëri, si ranë në grackë dy personat

më shumë...

107 kg drogë nga Kanadaja në Shqipëri, vlera e tregut arrinte në 1.2 milionë euro, 2 persona në kërkim

më shumë...

Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse nga vrasja e shqiptarit në Itali, identifikohet 35-vjeçari (EMRI)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:26

Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik,...

6:10

Netanyahu: Irani është pranë “kolapsit”, misioni është...

5:52

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions në...

5:50

SPAK njoftim zyrtar, thellohen hetimet ndaj Ballukut

5:44

Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur...

5:32

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën...

5:08

Në çfarë kushtesh do të mbahen zgjedhjet...

5:04

Shtyhet telefonata mes Merz dhe Trump, në...

4:48

Greqia paralajmëron Turqinë: Jemi të përgatitur për...

4:36

Sulmi ndaj Iris Luarasit dhe Ilva Gjuzit,...

4:25

Parashikimi i motit për ditën e enjte,...

4:22

“Inter i fortë, nuk u tremb nga...

4:19

“Gjithmonë kam pasur rikthime”, Berisha flet hapur...

4:15

Këshillat e mjekut: Si të qëndrojmë të...

3:15

Detaje nga sekuestrimi i drogës të ardhur...

3:06

107 kg drogë nga Kanadaja në Shqipëri,...

2:52

U zgjodh kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu...

2:43

Nga fusha te pronësia! Messi pranë blerjes...

2:37

Britania përplaset me Izraelin, Tel Avivi mbyll...

2:25

Hungaria vendos veton për anëtarësimine Ukrainës në...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...
  • Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin për ka...
  • Ndjekja e Iris Luarasit nga protestueset, Koçiu: Kjo nuk ësh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.