Një ngjarje e rëndë tronditi Italinë një natë më parë. Shqiptari nga Kosova, Bujar Fandaj, 41-vjeç goditi me thikë dhe la të vdekur në banesën e saj një 27-vjeçare italiane Vanesa Ballan, e cila ishte edhe disa muajsh shtatzënë.

E reja u godit të paktën shtatë herë me thikë në kraharor dhe duar, shenja të cilat tregojnë edhe përpjekjet e saj për t’i shpëtuar sulmit të shqiptarit.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas mediave italiane 27-vjeçarja e martuar, në pritje të fëmijës së dytë, dhe Bujar Fandaj kshin patur një lidhje jashtëmartesore për disa muaj dhe më pas ishin ndarë.

Pikërisht fund i lidhjes dyshohet të jetë motivi i ngjarjes së rëndë, pasi shqiptari  nuk kishte pranuar ndarjen.

Për disa kohë ai vijonte të ndiqte të renë, duke i shkuar në vendin ku ajo punonte. Një seri sjelljesh ngacmuese e kishin shtyrë Vanessën ta raportonte në tetor për ndjekje, por fatkeqësisht denoncimi nuk i shpëtoi jetën Vanesës.

Së fundmi ajo kishte marrë lejen e lindjes dhe kishte shmangur ambientet e punës.

Pas kryerjes së krimit, autori Bujar Fandaj u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua disa orë më vonë në afërsi të banesës së tij në rajonin e Trevisos.  /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *