E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Akuzohet se ekzekutoi biznesmenin Nikulaj, përfundon gjyqi ndaj Ruben Saraives, Gjykata lë në fuqi masën e arrestit me burg

Ka përfunduar gjyqi për Ruben Saraivën, shtetasin portugez të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në restorantin “Koral” në Shëngjin.

Prokurori i çështjes kërkoi që masa e arrestit të mbetej në fuqi, duke theksuar se nuk kishte ndryshime në elementët penalë dhe juridikë të akuzës, ndërkohë që avokati mbrojtës kërkoi lirimin e tij për shkak të mungesës së provave.

Në përfundim, Gjykata vendosi të lërë në fuqi masën e “arrestit me burg” për të pandehurin. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë