E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Kronikë

Akuzohet për vrasje e grup të strukturuar kriminal, Gjykata lë në burg Denis Bajrin

Denis Bajri i njohur edhe me mbiemrin Brajoviq, i shumëkërkuari nga SPAK, që u ekstradua të mërkurën nga Dubai u la në burg nga Gjykata e Posaçme këtë të premte.

Ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim, grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Bajri u arrestua më 27 shkurt 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi ishte shpallur në kërkim në megaoperacionin “Metamorfoza”, për eliminimin e Gjin Boriçit në Vau Dejës më 9 gusht 2020.

Vrasje ishte porositur nga Ervis Martinaj sepse po e konkurronte në fushën e lojërave të fatit.

Reklamë

Në përgjime, SPAK ka mundur të zbardhë biseda që konfirmojnë autorësinë e vrasjes.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë