Muzeu Grevin në Paris ka hequr figurën e dyllit të aktorit 74-vjeçar, Gérard Depardieu, pas akuzave për sulme seksuale. Sipas autoriteteve të muzeut francez, vendimi u mor pasi figura e dyllit shkaktoi reagime negative midis vizitorëve, si dhe komentuesve në rrjete sociale.Sipas Guardian, statutja e dyllit është në përmasat reale të 74-vjeçarit Depardieu, i cili është ekspozuar në muzeun e dyllit që nga viti 1981.

Depardieu u hetua zyrtarisht për përdhunimin dhe sulmin seksual të aktores Charlotte Arnold në vitin 2020 dhe është akuzuar nga të paktën 12 gra për ngacmim dhe sulm seksual.

Një dokumentar i publikuar në dhjetor përfshinte pamjet e aktorit duke bërë veprime të turpshme dhe komente seksiste për gratë, gjë që i ktheu akuzat në qendër të vëmendjes dhe ndezi një debat rreth seksizmit në kinemanë franceze./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *