Gjashtë punonjës të policisë kufitare në Gjirokastër kanë përfunduar në pranga,  pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

 

Sipas policisë bëhet me dije se të arrestuar janë, Gentian Gjolleshi, Luan Shosha, Roland Gega, Afrim Çomo, Edmond Nikolla, Fatmir Beqo të gjithë punonjës të Policisë Kufitare Gjirokastër. Gjithashtu ne prangat e policise ka rene dhe shtetasi Besnik Sinani, nga Fieri dhe eshte shpallur ne kerkim nje tjeter.

 

Ndalimi i këtyre punonjësve të policisë është bërë pas një hetimi disa mujor pro-aktiv me metoda speciale të hetimit. Ndër të tjera Policia e Shtetit sqaron se këta punonjës policie në kohë të ndryshme kanë lehtësuar kalimin e paligjshëm nëpërmjet vijës së gjelbër, kundrejt shpërblimit, për shtetas të ndryshëm që kanë patur probleme me lëvizjen në zonën ‘Shengen’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *