E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Akuzat politike, Franca e kthen ambasadorin në Itali

Ambasadori i Francës në Itali pritet të kthehet në Romë të premtën.

 

Ai u thirrë në Paris më 7 shkurt, pas një sërë kritikash që politikanët italianë i bënë në drejtim të Francës.

 

Reklamë

Ky vendim njëherësh ka qenë i pari i llojit të tillë, që Franca e thërret të dërguarin e saj nga Roma, prej kohës së Luftës së Dytë Botërore.

 

“Franca ka qenë, për disa muaj shënjestër e sulmeve të pabaza dhe deklaratave të turpshme”, pati thënë ministria e Jashtme e Francës.

 

Në muajin janar kryeministri italian, Giuseppe Conte, akuzoi Francën dhe Gjermaninë se po përdorin një retorikë boshe pro-evropiane, ndërkohë që po ndjekin interesat e tyre kombëtare ku janë në pyetje çështjet e emigracionit, industrisë dhe diplomacisë ndërkombëtare.

 

Partitë e koalicionit qeverisës në Itali, e kanë sulmuar vazhdimisht presidentin francez, Emmanuel Macron duke akuzuar Parisin për varfërinë në Afrikë dhe nxitjen e migrimit nga i gjithë Mesdheu drejt Italisë./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë