Subscribe

Prokuroria e Përgjithshme nëpërmjet një njoftimi për mediat ka sqaruar të gjitha hapat e ndërmarra deri më tani mbi procedurën e verifikimit të figurës së Valdrin Pjetrit, ish kandidat për Kryetar Bashkie në Shkodër dhe Agim Kajmakut, kryebashkiak i Vorës.

Organi i akuzës thotë se ka regjistruar kërkesën e PD për verifikimin e figurës së Valdrin Pjetrit që në datë 5 gusht e po në të njëjtën ditë ka nisur edhe procedura e verifikimit. Prokuroria e Përgjithshme shton se i është dërguar kërkesë për bashkëpunim dhe janë marrë përgjigjet e nevojshme nga të gjitha institucionet shteterore mbi figurën e Valdrin Pjetrit i dorëhequr nga posti i kryebashkiakut të Shkodrës. Në mesin e provave janë administruar edhe shenjat e tij të gishtave.

Organi i akuzës shton se është në pritje të përgjigjes nga autoritetet italiane të drejtësisë, si dhe të përgjigjes nga autoritetet policore italiane, të cilat janë vendimtare për marrjen e një vendimi për Valdrin Pjetrin, raporton Vizion Plus.

E njëjta procedurë, shton ky organ është ndjekur edhe për figurën e Agim Kajmakut, edhe ai i akuzuar nga opozita se ka qënë i arrestuar dhe dënuar jashtë vendit, konkretisht në Greqi.

Prokuroria thotë se e ka regjistruar kërkesën e PD për verifikimin e figurës së Kajmakut në datën 23 gusht dhe po në të njëjtën ditë ka nisur procedura e verifikimit të figurës së tij.

 

Akuza shton se pret përgjigje nga autoritetet vendase dhe atyre greke për të gjitha procedurat e verifikimit, thuhet me tej ne raportimin e Vizion Plus.

 

Prokuroria shton se për rastin në fjalë në datë 30 gusht i është kërkuar Ministrisë së Drejtësisë, për të komunikuar me autoritetet Greke të drejtësisë, me qëllim konfirmimin e autenticitetit të dokumentit (Vendim i Prokurorisë së Apelit Janinë), administrimin e çdo vendimi penal të marrë ndaj subjektit (vendim masë sigurie, dënimi) si dhe krahasimi i gjurmëve daktiloskopike të subjektit. Bashkëlidhur është dërguar kopja e vendimit të Prokurorisë së Janinës dhe gjurmët daktiloskopike të shtetasit Agim Kajmaku.

 

Rasti është vlerësuar me përparësi nga ana jonë dhe të gjitha veprimet e mundshme janë kryer brenda një afati prej 7 (shtatë) ditësh nga momenti i paraqitjes së kërkesës për verifikim.

I vetmi problem ne rastin e Kajmakut ka lindur tek marrja e shenjave te gishtave, proces qe ende nuk eshte realizuar pasi ka pasur nje ngaterrese ne adresen e subjektit ne fjale i cili nuk ka marre zyrtarisht kerkesen per lenien e shenjave te gishtave.

Edhe në këtë rast, shton organi i akuzës, përgjigja që do të vijë nga autoritetet greke të drejtësisë dhe atyre policore, do të jenë vendimtare për marrjen e një vendimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *