E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Akuzat për përdhunim, del video e sherrit mes Neymar dhe modeles në hotel

Situata për yllin brazilian të PSG, Neymar vijon të mos jetë e qetë.

 

Reklamë

Skandali seksual ku mendohet se ai është I përfshirë vijon të jetë në qendër të vëmendjes mediatike.

 

Neymar akuzohet se ka abuzuar me modelen Najila Trindade Mendes de Souza.

 

Por edhe pse ylli Brazilian e ka mohuar një gjë të tillë, së fundmi në media ka qarkualluar një video e filmuar në një hotel ku shihet se mes Neymar dhe modeles ka pasur një konflikt fizik.

 

Në videon e publikuar shihet se Neymar dhe modelja debatojnë së bashku madje duke u përplasur edhe fizikisht.

 

Nga ana tjetër në lidhje me skandalin ka reaguar edfhe babai I Neymar, I cili ka theksuar se djali tij është I pafajshëm dhe se pamjet tregojnë se modelja e provokoi atë.

 

“Mendoj se nuk kam pse të mbroj djalin tim për ndonjë gjë. Imazhet flasin vetë dhe është e qartë në video. Këto pamje do provojnë se Neymar është ai që u sulmua. Ajo e provokoi, është shprehur babai i futbollist të PSG.”

 

https://youtu.be/spz2kKpvHhw

Vazhdo të lexosh

Reklamë