E enjte, 8 Tetor 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Akuzat për blerje votash/ Rama: 20 persona nga të gjitha partitë po ndiqen penalisht

Gjatë konferencës së përbashkët në Bruksel më dy zyrtarët e lartë të BE, Josep Borrell dhe Oliver Varhelyi, kryeministri Edi Rama vuri theksin edhe tek shit-blerja e votave në Shqipëri.

Ai deklaroi se për këtë akuzë janë vënë nën hetim 20 persona.

Reklamë

“Ka 20 persona të ndjekur nga prokuroria, për blerje votash, që tani që flasim; janë në proces e sipër. Janë 20 persona të dyshuar nga të gjitha partitë, të dyshuar për blerje votash”.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë shtoi se Shqipëria mbetet besnike e BE-së dhe nuk ka devijuar aspak nga politikat e sigurisë së unionit. Sipas tij,  Shqipëria do të ishte e fundit që do zhgënjehej nga projekti europian.

Vazhdo të lexosh

Reklamë