Subscribe

Janë tetë të arrestuar në Tiranë, kryesisht punonjës të UET dhe Henri Çili, si edhe rreth 40 persona të shoqëruar edhe në Gjirokastër dhe Lazarat nga operacioni i policisë.

 

Të arrestuarit e Tiranës, midis të cilëve edhe Çili, janë dërguar në Gjirokastër. Çili është kapur në përgjime duke folur me babanë e Arbion dhe Alban Alikos, pjesë e bandës së Lazartit që janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe 20 vite burg.

 

Dyshohet se Çili i ka premtuar familjes Aliko se do të ndikonte tek gjyqtarët e çështjes për të zbutur dënimin kundrejt ryshfetit. Gjatë procesit të përgjimeve rezulton që Çili ka folur në telefon edhe me anëtarët e trupës gjykuese.

 

Ndaj Henri Çilit rëndojnë akuzat ushtrim i ndikimit të paligjshëm, ryshfet dhe korrupsion në organet e drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *