E mërkurë, 23 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Akuzat e Xhisielës, reagon PD: Këta kalojnë dhe fantazinë

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar në lidhje me akuzat e Xhisiela Malokut në drejtim të opozitës për shpërthimin e ndodhur në banesën e saj.

 

Referuar shumicës, Paloka shprehet se që mund ta nxirrnin vajzën të deklaronte se e kishte vënë vetë tritolin e mendova, po që të deklaronte pas Ramballës, se ja kishte vënë opozita nuk arrita ta imagjinoja.

 

Reklamë

“Keta kalojne dhe fantazine…

Qe mund ta nxirrnin ate vajzen te deklaronte se e kishte vene vete tritolin e mendova , po qe te deklaronte pas Ramballes , se ja kishte vene opozita nuk arrita ta imagjinoja. Ja pra dhe bomba ne ambasaden jugosllave u gjet… Rama i kalon vertete me distance paraardhesit e tij ne te keqe.”

 

Pas sulmit në banesë, Xhisiela në një deklaratë për mediat theksoi se sulmi ka ardhur nga radhët e opozitës pasi ajo i nxori blof në lojën e tyre politike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë