E enjte, 24 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Akuzat e Trump ndaj Obamës, republikanët kërkojnë prova

 

Pas akuzave te presidentit Trump se paraardhësi i tij Obama ka urdhëruar përgjimin e telefonave te tij gjate fushatës presidenciale, republikanet kërkojnë qe Trump te sjelle prova per këto pretendime. Senatori Ben Sasse i cilësoi komentet e Shefit te Shtëpisë se Bardhe serioze dhe kërkoi prej tij shpjegime per përgjimin e dyshuar dhe mënyrën se si kishte arritur ne ketë përfundim.

 

Deri tani Trump nuk ka dhëne asnjë informacion per keto akuza. Ndërkaq, një zëdhënës i Obamës tha se ish-presidenti nuk ka urdhëruar kurrë asnjë përgjim të shtetasve amerikanë. Kevin Lewis tha se akuza ishte thjesht e rreme. Një nga rregullat e administratës Obama ishte se asnjë zyrtar i Shtëpisë së Bardhë nuk ka ndikuar kurrë në një hetim të pavarur të udhëhequr nga Departamenti i Drejtësisë.

Reklamë

 

Presidenti Trump ne Twitter kishte shkruar se Obama urdhëroi edhe përgjimin e bisedave telefonike të Kullës Trump në Nju Jork. Trump e konsideroi këtë zbulim një skandal të ngjashëm me “Watergate”. Por disa demokrate thonë se komentet e fundit te Trump janë përpjekje per te larguar vëmendjen nga çështja e raporteve te tij me Rusinë.

 

Ndërkaq, mbështetës te presidentit janë përleshur ne nje manifestim me kundërshtare te tij ne Kaliforni. Ata sulmuan njeri-tjetrin me shkopinj dhe hodhën bomba tymuese. Disa persona u lënduan dhe disa te tjerë u ndaluan nga policia.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë