Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi ka reaguar pas akuzave për trafikim të qenieve njerëzore dhe shfrytëzim prostitucioni nga 15 deputetë të PD.

 

Kokoneshi ka mohuar akuzat dhe ka thënë se për të njëjtat shpifje ëshë hetuar edhe në vitin 2019 dhe ka rezultuar i pastër. Kryebashkiaku ka akuzuar për shpifje e shantazh anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Dritan Sterkaj me të cilin, Kokoneshi ka bërë debat edhe një javë më parë.

 

Kokoneshi thote se nuk heq dorë për zbardhjen e çështjes të cilën që prej 2018 e kam në prokurori për shpifje. Unë kam qenë në Itali dhe PD për të gjithë njërëzit që kanë qenë në emigracion kanë një urrejtje.

 

Shpifja e radhës
-Një grup prej 15 deputetësh të PD ,vijuan me shpifjen e radhës,duke përsëritur veten e tyre për një kërkesë që e kanë vërë në vitin 2018.
Po këta deputetë në vitin 2018,duke mos poseduar asnjë të dhenë empirike, ngritën të njëjtat pretendime mbi persionin tim.Sqaroj të gjithë opinionin publik,se nga hetimet që Prokuroria e Përgjithshmë gjatë vitit 2018 që ka kryer Brenda dhe jashtë vendit,nuk ka konstatuar asnjë shkelje nga ana ime.Për ta vërtetuar këte po ju paraqes vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme .Po këta deputetë për të mbrojtur interesat oligarkëve të tyre hedhin baltë dhe vazhdojnë tëë shpifin,ende .Kur prej vitit 2019 kanë përfunduar cdo hetim në të dhënat e prokurorisë nuk rezulton asnjë shkelje.Kjo shpifje bëhet për të shantazhuar kryetarin e Bashkisë për të mbrojtur uzurpuesit e pronave shtetrore në bregdet. Kjo kohë ka mbaruar dhe ju do të përgjigjeni para drejtësisë Në lidhje me ketë shpifje. Bashkia e Divjakës nuk do të heq dore nga mbrojtja e pronave të qytetarve të saj dhe do ti tregoj rrugën cdo grabitqari të aseteve publike të Bashkisë Divjake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *