E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Akuzat e PD reagon Kajmaku: Nuk e dija që isha në hetim nga Greqia

Kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, ka reaguar menjëherë pas akuzave të Partisë Demokratike, se Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në përfundimin që Agim Kajmaku është shtetasi Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi për falsifikim parash.

 

Përmes një letre dërguar kryeprokurorës Arta Marku, Kajmaku sqaron se është vënë në dijeni të dënimit nga autoritetet greke pasi është zgjedhur kryebashkiak i Vorës.

 

“Si subjekt i interesuar menjëherë jam paraqitur pranë autoriteteve përkatëse greke dhe kam kërkuar informacion lidhur me pretendimet e mësipërme. Nga informacionet e marra ka rezultuar se në ngarkimin tim ekzistonte një çështje penale e pezulluar nga autoritetet përkatëse të distriktit të Artës, Greqi, lidhur me një ngjarje të datës 13 janar 2003, për të cilën unë nuk kam pasur dijeni më parë”.

Më shumë video

Reklamë