Bashkia e Tiranës reagoi pas akuzave të hedhura nga Partia Demokratike se shkolla 9-vjeçare në Pezë Helmës nuk është gati për të pritur nxënësit. Në reagimin e saj, bashkia sulmon demokratët, në këtë rast zëdhënësen e PD, Ina Zhupa, që bëri denoncimin. Sipas bashkisë, PD po gënjen publikisht qytetarët, ndërsa foli edhe për një “marrëveshje” të arritur me prindërit për mësimin.

 

“Me sa duket, Lulzim Basha dhe Partia Demokratike kanë zgjedhur rrugën e shpifjes dhe mashtrimit, si alternativën e vetme që mund t’ju ofrojë qytetarëve të Tiranës. Është për të ardhur keq që, edhe sot, ashtu si pak ditë më parë, Lulzim Basha dhe spikeret e tij, gënjyen publikisht për rastin e shkollës 9-vjeçare në Pezë Helmës, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Bashkia e Tiranës sqaron se shkolla 9-vjeçare në Pezë Helmës është pjesë e programit “EU4Schools”, me donacion nga Bashkimi Europian, dhe rikonstruksioni i plotë i saj po menaxhohet nëpërmjet UNDP. Në vijim, Bashkia e Tiranës ka qenë vazhdimisht në kontakt me përfaqësinë e prindërve të shkollës dhe ditën e djeshme Administratori i Njësisë Administrative Pezë ka zhvilluar një takim me një përfaqësi të prindërve, të cilët kanë dakordësuar që të gjithë fëmijët ta kryejnë mësimin në mjediset e shkollës private “Vëllezërit Kajtazi” vetëm me një turn.”

 

Bashkia e Tiranës garantoi se janë marrë të gjitha kushtet që në shkollën “Vëllezërit Kajtazi” të zhvillohet mësimi pa asnjë pengesë.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *