Nënkryetari i KQZ, Denar Biba është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, në lidhje me audio-përgjimin.

 

Përmes një postimi në rrejtin social Facebook Biba ka bërë disa pyetje Bashës dhe Bardhit, por thotë se nuk pret përgjigje nga ata.

 

Ndër të tjera nënkryetari I KQZ-së shkruan se përse del sot ky përgjim i qepur si mos me keq dhe ku eshte e gjithe pjesa tjeter e bisedes krejt normale mes tij e mikut tij, ku ai flet per sakrificen e tij e jo te atij?

 

Ai pyet opozitën se ku duan të dalin me këtë, duke qenë të vetëdishëm se sa e turpshme është e gjitha kjo.

 

“Jam personalisht dhe familjarisht i shqetesuar per kete pergojim masiv qe po i behet emrit tim. Edhe pse ne kete vend kemi pare e degjuar aq shume pergojime ne tere keto vite sa jemi mesuar me te keqen, kur te bie ne kurriz qenka vertete e rende. Degjova z.Basha dje dhe z.Bardhi sot, te dy juriste ne profesion dhe jam realisht i habitur per menyren sesi e kuptojne ata ligjin dhe sesa pak i njohin procedurat e Gjykates se Strasburgut.  Te nderuar z.Basha e z.Bardhi, disa pyetje te thjeshta kam per ju, ne kuptim te rrethanave te faktit dhe elementeve te vepres penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” (neni 245/1 i KP):  Cfare premtimi apo sigurimi (ne kuptim te nenit 245/1 te KP) kishte ne dore te me jepte Ledi Bianku, qe une te merrja mundimin ta influencoja?

A e dini qe biseda nuk kishte lidhje me marrjen e nje vendimi gjyqesor por me nje vendim tashme te marre nga Gjykata; thjesht kerkohej shtyrja e afatit te ekzekutimit te tij? A e dini qe Shteti shqiptar e kishte marre edhe me heret nje shtyrje prej 18 muajsh ne lidhje me ekzekutimin e detyrimit ndaj ish-pronareve dhe se “moratoriume” te ngjashme Shtetet pale te Konventes kane te drejte legjitime t’i kerkojne kur te duan e sa here te duan?  A e dini qe kjo tipologji kerkese s’ka te beje fare me vendimmarrjen tradicionale gjyqesore te GJEDNJ ne lidhje me ankimet ndaj Shteteve pale, por eshte nje kerkese e paster politike dhe produkt i nje vendimmarrje politike, ne varesi te situates politiko-ekonomike e sociale qe kalon Shteti perkates?

Sepse “ndikimi i paligjshem” synon te perfitoje permes premtimit dicka qe perndryshe, ne respekt te fakteve, ligji e ndalon. Cfare paligjshmerie eshte te diskutosh, t’i marresh mendim, apo qofte edhe te perpiqesh te bindesh cilindo, qofte ky edhe nje gjyqtar i Gjykates se Strasburgut, per te siguruar nje shtyrje afati deri sa situata ne vend te rregullohet permes nje ligji te Shtetit tend? A mund te me tregoni nenin dhe ligjin qe kam shkelur? Si ka mundesi qe nuk reagoi Gjykata e Strasburgut pasi u vu ne dijeni nga z.Bianku se ndaj tij ishte ushtruar nje ndikim i papershtatshem?  Cfare konkretisht ka ndodhur mes vitit 2014, kur une e kam bere ate bisede ne kafene me mikun tim Ledi Bianku e deri me sot? Perse del sot ky pergjim i qepur si mos me keq dhe ku eshte e gjithe pjesa tjeter e bisedes krejt normale mes meje e mikut tim, ku une i flas per sakrificen time e jo te atij?

Ku doni te dilni me kete te nderuar kolege juriste, nderkohe qe e dini edhe vete se sa e turpshme eshte e gjitha kjo? Natyrisht, s’pres pergjigje as nga zoti Basha e as nga zoti Bardhi, por kam te drejte si qytetar te pres qe mediat te hedhin drite mbi kete legen plot me llume te zi.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *