Katër punonjës të tjerë të zyrave të regjistrimit ushtarak janë vënë në pranga nga autoritetet ukrainase. Këto arrestime vijnë nën vrazhdën e disa të tjerave, në tentativën e Ukrainës për të spastruar personat e përfshirë në korrupsion apo spiunazh.

 

“Të arrestuarit janë punonjës në zyrat e regjistrimit ushtarak dhe krerët e komisioneve mjekësore ushtarake të cilët ndihmuan disa të tjerë të shmangnin rekrutim dhe të arratiseshin jashtë vendit,” thuhet në njoftim. 

 

Sipas autoriteteve vendase, të arrestuarit morën para nga të rekrutuarit për shërbim mjekësor duke mashtruar mbi diagnosat e tyre.

 

Kostoja e shërbimeve të ofruara ishte deri në 10 mijë dollarë për person, thekson në deklaratë, duke shtuar se shuma varej nga afati kohor për zgjidhjen e çështjeve dhe aftësitë financiare të klientëve.

 

Kreu i zyrës së regjistrimit ushtarak dhe kreu i një prej komisioneve mjekësore ushtarake të kryeqytetit u arrestuan për shitjen e certifikatave të rreme mjekësore për praninë e diagnozave të rënda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *