Subscribe

Kjo është Bukurie Balla, banore e Kombinatit.

Edhe pse banesa e saj është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, ajo vazhdon të qëndrojë aty me bashkëshortin e saj.

Përfaqësues të partisë demokratike ishin në shtëpinë e Bukuries, e cila thotë se nuk ka marrë asnjë ndihmë.

 

Bukurie Balla: Tani edhe kjo puna e karantinës ishte me të mbyllme brenda. As erdhi kush me më ndihmuar, as këta të komunës. Edhe të vinte kryetari i komunës, të shkonte me makinë e shkonte shpërndante kurse unë me burrë plak s’më merr kush me më dhënë një bidon ujë. Për mua jo tërmet, jo gjë, për mua ishalla bie tani të vdesim që të dy se unë nuk e përballoj dot.

Ina Zhupa: Po shtëpia çfarë dëmesh ka, çfarë ju kanë thënë? Çfarë letrash ju kanë dhënë?

Bukurie Balla: Asgjë s’më kanë thënë. Ja se do vimë sot e do vimë nesër. Mua s’më kanë thënë asnjëlloj përgjigje, jo mua por as fqinjve këtu.

Ina Zhupa: Nuk ju kanë thënë çfarë dëmi ka shtëpia juaj?

Bukurie Balla: Kanë ardhë, i kanë parë maksimumi, por asnjë gjë s’më kanë dhënë. Vijnë, shikojnë dhe marrin kokën dhe udha e mbarë.

 

E zonja e shtëpisë tregon se askush nga anëtarët e komisioneve të vlerësimit nuk e ka vlerësuar gjendjen e banesës.

 

Bukurie Balla: Asnjë gjë fare, as letër, as kurrgjë. Veç kanë bërë atë dhe asgjë. Unë nuk jam e zonja për ta përballuar fare më. Kam qënë pa bukë, hapni raftet e mia e shikoni, se po laj borxhet e qirave të dynjasë. Më mirë në shtëpinë time e di se vdes në shtëpinë time, do të vdes, të vdes.”

 

I menjëhershëm ka qënë reagimi i bashkisë së Tiranës që e ka konsideruar këtë denoncim, si bllofin e radhës të PD.

 

Përmes një deklarate për mediat, Bashkia e Tiranës sqaron se familja e Jani dhe Bukurie Ballës në Njësinë Administrative 6, janë trajtuar me bonus qiraje prej 180 mijë lekesh që nga momenti i parë i tërmetit të 26 nëntorit 2019 e po ashtu ka përfunduar procedurat dhe është pjesë e programit të rindërtimit, për të përfituar një banesë të re

 

 “Për të provuar edhe një herë gënjeshtrën e shëmtuar të PD-së dhe përdorimin që po i bën fatkeqësisë së tërmetit, si në rastin e z. Nik Prendi të disa ditëve më parë, po ju vëmë në dispozicion dokumentin e tërheqjes së bonusit të qirasë në postë nga vetë znj. Bukurie Balla. Tërheqja e fundit e bonusit të qirasë në Postën Shqiptare, me firmën e vetë znj. Balla, ka ndodhur në datë 26 Gusht 2020. Gjithashtu, familja Balla ka përfunduar procedurat dhe është pjesë e programit të rindërtimit, për të përfituar një banesë të re”, thekson Bashkia Tiranë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *