Marketet qe operojnë ne zonat rurale kane qene ne qendër te vëmendjes se autoritetit kombëtar te ushqimit. Se fundmi AKU thotë se ka ushtruar kontroll ne fshatrat e Gjirokastrës e Beratit dhe ka sekuestruar disa ushqime te skaduara.
Sipas te dhënave ne disa supermarkete janë bllokuar birra, kos, sallam, mish pule etj te cilët kane qene te skaduara. AKU ka vendosur gjobe ndaj subjekteve. Paralelisht me këto kontrolle ne fokus te punës se autoritetit kombëtar te ushqimit janë edhe furgonet qe furnizojnë lokalet dhe marketet ne te gjithë vendin.