E shtunë, 21 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

AKU bllokon dhe kthen në origjinë 11.6 ton birrë, në Hanin e Hotit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokon një sasi prej 11 615 ton birrë në Han të Hotit, për shkak se afati i skadencës së produktit ishte afër datës së deklaruar në etiketë ose në dokomentacionin shoqërues.

 

Nga kontrolli fizik i zhvilluar në pikën doganore të Hanit të Hotit u konstatua se, ky produkt me origjinë nga Estoni – Meksiko, eksportuar nga Mali i Zi. Ndërkohë ndërhyrja e AKU-së ka bërë të mundur ndalimin e hyrjes së ngarkesës në sasinë 11.615 ton në territorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.

 

Gjithashtu AKU, ka shtuar vëmendjen e kontrolleve edhe në pikat kufitare  me fokusin tek subjektet që sjellin produktet e importuara duke neglizhuar apo shkelur rregullat e Sigurisë ushqimore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë