E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Vendi

AKU asgjëson dhjetëra kilogram peshk në Sarandë

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucionet ne varësi, me fillimit e sezonit turistik, i kanë intensifikuar masat dhe aksionet për garantimin e sigurisë ushqimore në vend.

 

Në këtë kuadër, AKU-ja i ka shtuar më shumë aksionet dhe kontrollet për produktet ushqimore dhe njësitë tregtare, veçanërisht ne zonat bregdetare, ku dhe numri i pushuesve është më i madh.

 

Reklamë

Mbrëmjen e ditës së djeshme, në kuadër të këtij aksioni, AKU Sarandë, në rrugën nacionale Sarandë -Ksamil, vendi i quajtur Manastir, ka bllokuar një sasi prej 86 kg peshk, i pashoqëruar nga dokumentacioni përkatës. Nga kontrolli rezultoi që si fatura dhe kuponi tatimor i paraqitur trupës së inspektorëve të AKU-së ishin fiktive.

 

Sasia e konfiskuar ndodhej në automjetin me targë AA 231 EJ dhe dyshohej se vinte kontrabandë nga Greqia. Subjekti u gjobit me 100000 lekë. Menjëherë u krye bllokimi dhe asgjesimi i sasisë së konfiskuar. Ky akt u krye në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mjedisit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë