E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Aktori amerikan pranon se ka marrë pjesë në festat e Diddy kur ishte 16 vjeç

Nick Cannon ka folur për festat famëkeqe të Sean ‘Diddy’ Combs’ në të cilat ka marrë pjesë kur ishte vetëm 16 vjeç.

“ Po them të vërtetën. Më kujtohet që qëndroja jashtë duke u përpjekur të futesha në një festë Puff këtu në Nju Jork ”, tha aktori 44-vjeçar për “Breakfast Club” të premten.

Cannon tha se nuk e ka problem të flasë hapur për pjesëmarrjen e tij në festat e egra të Combs sepse ai nuk ka “asgjë për të fshehur “, por theksoi se ai kurrë nuk kishte marrë pjesë në “freak off” famëkeqe.

” Unë isha atje duke kërcyer, duke bërë gjëra të ndryshme ,” tha ai duke qeshur./vizionplus.tv

Reklamë

Vazhdo të lexosh

Reklamë