Tre vatra zjarri janë aktivizuar mesditën e kësaj të premteje në Fier, në afërsi të kodrave të Vajkanit, në Pishporo si dhe në kodrat me ullinj në Levan.  Në këtë të fundit, situata paraqitet më problematike.

 

Fillimisht zjarri ka rënë në një kanal me barishte e më pas flakët të favorizuara nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar edhe banesat aty pranë.

 

Në ndihmë të ekipeve zjarrfikësve kanë shkuar dhe banorë të zonës  të cilët përdorën mjete rrethanore. Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës të Fierit, Zija Hyka, përveç erës, edhe terreni i vështirë nuk ndihmon  në neutralizimin e situatës.

 

Ndërkohë përveç 3 vatrave në Fier, një tjetër vatër zjarri është aktive në Vlorë.

 

Flakët kanë rënë në zonën me ullishte të fshatit Kërkovë, duke djegur me qindra rrënjë ullinj shekullore, ndërsa janë  rrezikuar edhe tre banesa që ndodhen anës rrugës që të çon në këtë fshat.

 

Mjetet të zjarrfikësve shkuan menjëherë në terren bashkë me banorë të zonës për të bërë neutralizimin e flakëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *