Subscribe

Politika, akademitë, muzetë, por edhe bankat. Të gjithë janë përfshirë në aktivitete që kanë një kryefjalë: Gjergj Kastriot Skënderbeun. Ashtu si shekuj me pare heroi i ka bërë të gjithë bashkë: arbëreshët, shqiptarët, ata të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi.

 

Aktivitetet nisën me ekspozitën “Moti i madh” në Muzeun Historik Kombëtar, që do të qëndrojë e hapur për publikun gjatë gjithë muajit janar.

 

Edhe Lezha përkujton sot 550-vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Kremtimet për këtë 550 vjetor kanë nisur me një meshë solemne të mbajtur në Katedralen “Shën Nikolla”.

 

Mesha u kremtua nga Monsinior Alxhelo Masafra dhe u ndoq nga qindra besimtarë. Në ceremoninë përkujtimore të zhvilluar pranë vendvarrimit të Skënderbeut morën pjesë krahas autoriteteve vendore dhe qytetarëve edhe 150 arbëreshë të Italisë, që udhëtuan drejt Lezhës pikërisht për këtë ditë.

 

Aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Lezhës kanë vijuar më një koncert në Pallatin e Kulturës në bashkëpunim me shkollat.

 

Edhe dashamirësit e artit vizual në Lezhë do të mund të shijojnë ekspozitën dedikuar epokës së Skënderbeut të hapur në Galerinë e Arteve.

 

Dyndje vizitorësh në këtë përvjetor, ka pasur edhe Muzeu i Krujës.

 

Aktivitetet nuk janë mbyllur vetëm në muret e institucioneve sepse 200 alpinistë nga disa qytete të vendit, të ardhur edhe nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë ngjitur malin e Skënderbeut me rastin e vitit të Heroit tonë Kombëtar.

 

Alpinistet ne majën e malit te Skënderbeut jane përballur me kushtet e vështira atmosferike, ndërsa ngjitja ka përkundur pas gjashte orësh.

 

Por, manifestimet për heroin kanë nisur edhe më herët. Akademia e Shkencave ka shpallur një konkurs për historianët e studiuesit, Drejtoria e Arkivave dha lajmin se shkresat e administratës do të kishin një tjetër pamje dhe gjatë gjithë vitit 2018 studiues nga e gjithë bota do të mbërrijnë në Tiranë.

 

Aktet e kësaj konference do të bëhen të njohura ndërkombëtarisht përmes botimit dy gjuhësh, shqip dhe anglisht, duke përmbyllur kështu vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *