Subscribe

Pak metra larg hotelit ku po zhvillohen bisedimet dy palëshe Shqipëri-Greqi aktivistë të shoqërisë civile kanë zgjedhur të protestojnë lidhur me axhendën e negociatave.

 

Protestuesit i kërkojnë ministrit Bushati që pjesë të bisedimeve  të jetë edhe çështja e 100 shqiptarëve të vrarë dhe masakruar në burgjet greke. Rasti më i fundit është ai në 2016,  ku i riu nga Lezha Pëllumb Marknikolla humbi jetën në një prej komisariateve të shtetit fqinj.

 

Aktivistët të tjerë apeluan ndaj diplomacisë shqiptare që para se të diskutojnë me autoritetet fqinje për varrezat greke në territorin shqiptar të ngrenë zërin për të drejtat e qytetareve të tyre.

 

Protesta ishte paqësore dhe u mbajt për gati 30 min duke u mbikëqyrur në distancë nga policia e Korçës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *