Një tjetër sasi e madhe kanabisi është kapur në Karaburun të Vlorës. Bëhet fjalë për rreth 1.5 ton kanabis sativa, e sekuestruar nga një operacion i përbashkët i policisë shqiptare dhe asaj italiane të Guarda Di Finanza.

 

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

 

Në vijim të  informacionit paraprak të dhënë për  operacionin antitrafik  në Karaburun, të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlore, Policia Kufitare, Delta Forcë e GdF, si rezultat i krehjes së territorit,  policia ka gjetur dhe sekuestruar pak më parë edhe 8 pako të tjera të madhësive të  ndryshme me lëndë narkotike cannabis sattiva.

 

Gjithësej 104 pako.

 

Pas peshimit të të gjithë lëndës narkotike të sekuestruar gjatë operacionit, rezultoi se pesha e saktë është 1708 kg.

 

Po vijon krehja e territorit në një perimeter të gjërë për gjetjen dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *