Avokati Spartak Ngjela ka komentuar, aksionin e SPAK, në Kadastrëne Vlorës.

Sipas tij, me këtë aksion do të goditen politikanë, ish kryeministra, dhe ministra. Ngjela thekson se ‘këta banditë, kanë tjetërsuar atje mijëra hektarë, që nga Vlora e deri në Sarandë, dhe, në fshehje, kanë implikuar dhjetëra të tjerë si pronarë të rinj tokash, me të cilët janë të lidhur kriminamisht.’

Pokuroria e Posaçme ka zbarkuar sot në kadastrën e Vlorës.
Kjo po më jep idenë pozitive të karakterit profesional kundër korrupsionit.
Të korruptuarit e lartë: kryeministra dhe ministra, atje i kanë provat e krimit. Dhe atje duhej të fillonte çmontimi hetimor i krimit shtetëror tridhjet- vjeçar. Këta banditë, kanë tjetërsuar atje mijëra hektarë, që nga Vlora e deri në Sarandë, dhe, në fshehje, kanë implikuar dhjetëra të tjerë si pronarë të rinj tokash, me të cilët janë të lidhur kriminamisht.
Të gjithë: brishajt, metajt, ramajt, bashajt, dhe një varg i madh ministrash, atje janë derdhur si të babëzitur dhe me tërbim zhvatës.
Dhe ja, pikërisht atje po duket se po fillon hetimi antikorrupsion, i korrupsionit kryeministror shqiptar, në tridhjet vjet.
Koha duket se po çmomton krimin tridhjet-vjeçar, duke filluar nga Vlora.
Duhet pritur me arsye të vëmendshme”, shkruan Ngjela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *