E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Aksioni i ri politik i opozitës; reforma zgjedhore dhe ajo kushtetuese

Kryetari i PD Lulzim Basha e ka nisur sezonin e ri politik me takime me aleatet, te cilët përgjatë gjithë vitit kane qene njerëzit qe kane mbështetur çdo aksion politik te tij. I sapo kthyer nga Kopenhagën, Basha ka biseduar përreth nje ore me kryerepublikanin Fatmir Mediu rreth prioriteteve te opozitës ne kete legjislature qe janë reforma zgjedhore e ajo kushtetuese.

 

Reklamë

E djathta do te përballet këtë mandat me nje mazhorance te konsoliduar nga pikëpamja numerike, por kabineti i ri i Edi Rames sipas Mediut, nuk paralajmëron asgjë përveç përsëritjes se skemave te korrupsionit. Ne fundjave ne krye te parlamentit pritet te zgjidhet numri 2 i PS Gramoz Ruçi dhe Mediu sqaron se nuk ka asnjë skenar per bllokim te seancës apo proteste. Kundër zgjedhjes se Gramoz Ruçit ne krye te parlamentit do te protestojnë te shtunën ish-te përndjekurit politike, te cilët deklarojnë se do te kene edhe mbështetjen e disa deputeteve demokrate.

 

 

Më shumë video

Reklamë