Në ditën ndërkombëtare të pastrimit, bashkia e Vlorës zgjodhi gadishullin e Karaburunit për të pastruar mbetjet e hedhura nga vizitoret. Krahas sipërfaqeve ne toke, po aq te ndotura me mbetje ishin edhe hapësirat nënujore. Një e tille ka qene edhe shpella e Haxhi Aliut. Në këtë aksion ka marrë pjesë dhe kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili është bashkuar me zhytësit për të pastruar pjesën nënujore në shpellë. Në fjalën e tij Leli tha se arsyeja se pse u zgjodh Karaburuni është per te dhëne mesazhin se një ambient i pastër do te thotë nje jete e shëndetshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *