E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksion për ujin në Shkodër e Tiranë

Ilustrim · Vizion Plus

 

Stina e verës dhe temperaturat qe shkojnë deri në 40 gradë, rrit ndjeshëm konsumin e ujit të pijshëm. Por ndërkohe zona të caktuara përballen me mungese te furnizimit si pasoje e shpërdorimit masiv te ujit

 

Përballë kësaj situate, ndërmarrja e ujësjellës – kanalizime Shkodër ka ndërmarrë një aksion të gjerë në të gjithë territorin që administron. Gjate kontrolleve te task forcës janë konstatuar 100 lidhje të paligjshme që përdoreshin për larjen e rrugëve apo trotuareve.

 

Ndërmarrja ujësjellës kanalizime u bën thirrje të gjithë qytetareve qe të paguajnë faturat e ujit.

 

Aksioni Task-Force për ujin e pijshëm vijon edhe ne Tiranë. Ketë të hënë janë ndërprere 169 lidhje të paligjshme, si dhe janë vendosur 41 gjoba.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh