Policia e Korçës ka nisur kontrollet në të gjitha zonat, te cilat konsiderohen me risk te larte për kultivimin e bimëve narkotike. Burime pranë Drejtorisë se Policisë se Korçës bëjnë te ditur se oficeret e antidrogës janë përqendruar veçanërisht ne Lekas, Voskopoje, Trebinjs, Proptisht, Devoll dhe Ersekë. Dhjetëra forca policie kane zbritur ne terren. Edhe ketë vit, problem  mbete mungesa e mjeteve te përshtatshme per te ndërhyre ne zonat me terren te vështire qe zgjidhen nga kultivuesit e trafikantet. Te mërkurën forca te shumta zbarkuan edhe ne zonën e lumit te Vlorës, ku u zbuluan 20 parcela te mbjella me kanabis sativa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *