E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksion antidrogë në Korçë, dy të arrestuar

Operacion antidrogë në qytetin e Korçës nga ana drejtorisë vendore se policisë së Korçës.

Burime të siguruara nga policia bëjnë me dije se Seksioni per Hetimin e Narkotikëve ka arrestuar shtetasit R dhe A. D , 30 dhe 24 vjeç, banues ne lagjen 14, Korçë per vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky operacion antidrogë mendohet që të ketë nisur hetimin para disa kohësh nga ana e drejtorisë vendore të Policisë së Korçës ndërsa ditën e sotme është bërë e mundur arrestimi i tyre në kushtet e flagrancës.

Nga kontrollet e kryera në mjete dhe banesat e shtetasve të arrestuar,  janë sekuestruar një sasi lëndësh narkotike, përfshirë kokainë, të ndara në doza.

Vazhdo të lexosh

Reklamë