E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Kronikë

Aksidenton të moshuarin me biçikletë, ndalohet shoferi

Një aksident automobilistik me pasojë plagosjen e një të moshuari ka ndodhur  të mërkurën pasdite në dalje të qytetit të Korçës.

 

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi këtë aksident tentoi të fshihej duke u larguar nga vendngjarja por u identifikua nga policia që bëri ndalimin e tij. Aksidenti u regjistrua   rreth orës 15:30, në  dalje të qytetit, para se të fillojë supestrada Korçë-Pogradec.

 

Reklamë

Një automjet tip ‘Fiat’ ka aksidentuar shtetasin J.P, rreth 77 vjeç, banues në Korçë, i cili po lëvizte në rrugë me biçikletë. Policia tha se drejtusi mjetit me inicialet B. J më pas është larguar nga vendngjarja por u identifikua dhe u shoqërua në komisariat.

 

Shtetasi J.P, u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Sipas burimeve spitalore, gjendja e të moshuarit të aksidentuar paraqitet e rëndë, me trajtim të tij në repartin e reaminacionit. Grupi hetimor po verifikon më tej rethanat e aksidentit, për të cilin ende nuk dihen pasojat në jetën e 77 vjeçarit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë