Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçare e cila një ditë më parë ka aksidentuar një punonjës të policisë rrugore në afërsi të Ibës.
Sipas informacioneve dyshohet se 21-vjeçarja S.Sh ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Njoftimi:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasen S. Sh., 21 vjeçe, banuese në Elbasan. Më datë 14.11.2024, rreth orës 21:15, në fshatin Ibë, kjo shtetase, duke drejtuar automjetin, dyshohet në efektin e lëndëve narkotike, ka aksidentuar një punonjës të Komisariatit të Policisë Rrugore në shërbim, i cili ishte po kryente veprimet procedurale për një aksident.





