Një punonjës i policisë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ka mbetur i plagosur në një aksident automobilistik.

 

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele, i plagosuri është polici Shkëlqim Lile, i cili po kthehej nga shërbimi në këmbë kur u përplas nga një automjet pranë urës së fshatit Kakavijë, fare pranë kufirit me Greqinë.

 

Ai ndodhet në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin Arjan Kushe, punëtor pranë një kompanie sigurimesh. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *