E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksidentohet autobuzi i linjës Tiranë-Athinë

Një autobus i linjës Tiranë-Athinë është aksidentuar gjatë natës në aksin Levan-Tepelenë.

Autobuzi i pasagjereve që bënte linjën ndërkombëtare doli jashtë rrugës në vendin e quajtur Ura e Bëncës.

Nga aksidenti janë plagosur vetëm dy drejtues të autobuzit teksa për fat të mirë mjeti nuk ka pasur pasagjerë pasi po shkonte drejt Athinës për të marrë shqiptare të cilët kthehen në vendlindje me rastin e festave.

Nuk jane bere te ditura shkaqet e aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë