E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Aksidentohet furgoni me turistë sllovenë në aksin Pogradec-Maliq, detajet e para

Dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në afërsi të fshatit Gurishtë, në aksin nacional Pogradec – Maliq.

Sipas policisë, një furgon që transportonte turistë slloven ka kryer një manovër të gabuar parakalimi dhe si pasojë ka përplasur një automjet tip “Benz”, i cili kishte ndaluar.

Si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit që kreu aksidentin.

Raportohet se ka pasur vetëm dëme të shumta materiale në të dyja mjetet, por asnjë nga turistët slloven nuk ka pësuar lëndime.

Policia ka marrë në pyetje drejtuesin e fugonit me turistë slloven për të mësuar më shumë për shkakun e këtij aksidenti.

Më shumë video

Reklamë