E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksidentohet 23-vjeçari në Lushnjë, makina e të riut përfundoi jashtë rrugës nga shpejtësia

Një aksident i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në aksin rrugor Lushnjë-Berat, pranë fshatit Çiflig.

Drejtuesi i mjetit, 23-vjeçar, humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, duke përfunduar në tokat bujqësore. I riu mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lushnjës dhe më pas u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar.

Mjeti rezulton i marrë me qira. Policia bëri të ditur se dalja nga rruga ndodhi në një rrethrrotullim, duke shkaktuar edhe dëmtime të mbrojtëses anësore metalike të rrugës.

Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë shpejtësia e lartë. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë