Subscribe

Një aksident i rëndë, që ekspertët e vlerësojnë si një gabim fatal të viktimës. Ky është rezultati të paktën referuar pamjeve filmike, por edhe ekspertizës paraprake në vendngjarje, në lidhje me aksidentin që ndodhi pasditen e së dielës në Unazën e Re.

 

Ekspertët shprehen se shumë qytetarë nuk kanë informacionet e duhura dhe edukatën e respektimit të sinjalistikës rrugore, mungesë kjo që shpesh herë ka rezultuar fatale për ata.

 

ARTUR SULÇE

 

EKSPERT I SIGURISE RRUGORE

 

Është një veprim i denueshëm i këmbësorit ky hyn në një zonë rreziku dhe nuk është e lejueshme që të kalojë ai. Pra qytetari nuk e kupton që është futur në një zonë të minuar. Në këtë këndvështrim do të duhet që të gjithë projektuesit të mendojnë që të bëjnë një projektim që të jetë i detyrueshëm që qytetarët të mos futen në këtë zonë rreziku.

 

Sulçe shton se këmbësorët që shkelin rregullat duhen gjobitur, por kjo has në problematika të tjera.

 

Ne nuk e dimë ku i kemi adresat. Ne nuk e dimë se ku jetojnë. Mund të pritet gjoba edhe për këmbësorin sepse ka një normë sjellje siç ka edhe për drejtuesin e mjetit.

 

Policia e Tiranës ka arrestuar shoferin që u përfshi në aksidentin me pasojë vdekjen e këmbësorit. Sipas burimeve, ai nuk ka rezultuar nën efektin e alkoolit dhe as të drogës, në momentin e përplasjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *