Subscribe

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj së enjte në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

 

Dy automjete, njëra tip “Opel zafira” dhe tjetra “Ford” janë përplasur me njëra-tjetrën, në afërsi të fshatit Buzëmadh.

 

Si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën punonjësi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Sokrat Lela dhe vjehrra e tij Bylyre Salaj 78 vjeç.

 

Po në të njëjtin mjet ishte dhe bashkëshortja e Sokrat Lelës, Fatbardha Lela e cila ka mbetur e plagosur.

 

Në makinën tjetër kanë qenë anëtarët e familjes Skënderaj, dy bashkëshortët dhe vajza e tyre 6-vjeçare, të cilët kanë mbetur po ashtu të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

 

Automjeti tip “Opel Zafira” drejtohej nga 43 vjeçari Gerti Skenderaj,  është shkatërruar plotësisht, ndërsa “Fordi” ka përfunduar në kanal.

 

Mendohet se shkak i aksidentit të jetë bërë moti i keq dhe lagështira në rrugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *