E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq, humb jetën shoferi 45-vjeçar

Një aksident ndodhi këtë të mërkurë  në aksin Korçë–Maliq, në kryqëzimin e fshatit Lumalas. Sipas informacioneve, tre mjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Fatkeqësisht një nga shoferët, 45 vjeçari K. Ç. ka ndërruar jetë pak më parë në ambientet e spitalit të Korçës.

Pavarësisht ndihmës mjekësore nga bluzat e bardha, ai s’ka mundur të jetojë. 45-vjeçari mësohet se është punonjës i policisë së burgjeve, pranë IEVP Drenovë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë