E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksidenti te “Shkalla e Tujanit”, policia: Viktimat 18 dhe 23 vjeç

Ilustrim · Vizion Plus

Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”.

Policia bën me dije se nga aksidenti kanë humbur jetën dy të rinj, 18 dhe 23 vjeç.

Sipas njoftimit të bluve, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin O. C., i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh