E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Aksidenti në Rrugën e Kombit! Pas fëmijës 3 vjeç, ndërron jetë edhe babai (Emri)

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë që ndodhi pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Milot-Rubik.

 

Mësohet se viktima, i identifikuar si Shkurt Prenga, është babai i fëmijës 3 vjeç, i cili humbi jetën në vendngjarje.

 

Reklamë

Në makinën “Opel”, me të cilën familja po udhëtonte, ishte edhe nëna, gjendja shëndetësore e të cilës nuk dihet ende.

 

Nga ana tjetër, drejtuesi i mjetit “Benz” që u përfshi në aksident ka marrë dëmtime, e për pasojë është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Më shumë video

Reklamë